• last year
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kthyer përgjigje propozimit të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që KFOR të marrë nën kontroll administrimin e veriut të Kosovës dhe të kufirit me Serbinë. Kurti tha se "ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë – Serbi."
Në një intervistë me një media boshnjake Kurti thotë se nevojat e Kosovës janë të tjera dhe se tashmë policia e Kosovës duhet të jetë pjesë e patrullimeve në kufi.
“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë – Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – ka thënë Kurti në intervistë.
Gjatë një konferencë për mediat, Rama tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

Category

🗞
News

Recommended