• last year
Një azilkërkues afgan është burgosur për përdhunim ndaj një të miture shqiptare.
Shtetasi afgan qëndronte në të njëjtin hotel me vajzën e mitur dhe vëllain e saj , të cilët ishin sjellë në Britani nga nëna e tyre.
Prokurorja e rastit në fjalë tha se i akuzuari e kishte ndjekur vazhdimisht dhe më pas e kishte marrë në dhomë. Ajo gjithashtu u shpreh se viktima kishte paaftësi të mësuari që e bënin akoma më të dobët, ndërsa ekzaminimet mjekësore tregonin plagë të brendshme që ishin shkaktuar nga dhunimi.
Përdhunuesi pretendon se vajza kishte pranuar dhe se besonte se nuk ishte minorene, ndërsa avokatja shprehet se: “Perceptimi i moshës mund të mos jetë i qartë për dikë që është rritur në malet e Afganistanit”.
Më tej ai kërkon të qëndrojë në Angli me pretendimin se u qëllua nga talebanët kur refuzoi të rekrutohej, dhe i ati ishte vrarë nga duart e sundimtarëve të vendit.
Shtetasi afgan duhet të shërbejë të paktën tetë vjet në paraburgim përpara se të konsiderohet për lirim me kusht dhe do të mbetet në regjistrin e përdhunuesve.
Pamje: Daily Mail

Category

🗞
News

Recommended