• 4 years ago
Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka sulmuar kolegët e sa, duke thënë se opozitarët në kuvend kanë ardhur rastësisht kështu, duke e komentuar në këtë formë ata që votuan pro draftit të PS-së për Kodin Zgjedhor, Ajo tha se bërë gjithçka, por nuk e ndaloi dot.

"Ju e patë që ia bllokova foltoren sepse shpreha revoltën e shqiptarë. Ishte personi që bëri premtimin se do i rikthente sovranitet popullin duke hapur listat, dhe ai nuk e bëri këtë. Vuri mbi interesat e shqiptarëve , interesat e një grupi njerëzish. Ndaj sot qëndrova deri në fund se këtë mjet kam në dorë , u përpoqa me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë proces, kishte shansin që të ndalonte seancën plenare. Formula që ata sollën ishte një forcë politike. Ju e kuptoni, që këtu opozitarët kanë ardhur rastësisht, unë mbaj përgjegjësi për votën time. Kam bërë koalicion me qytetarët, nuk jam këtu për pazare, si Rama. Kjo betejë nuk bëhet për një karrige", tha Hajdari.

Category

📺
TV

Recommended