• 4 years ago
Ndërkohë Rama tha se vrasësit nga lufta e Kosovës ndodhen në Beograd. Për mediat ai u shpreh se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë dhe se nuk ishte Kosova që dërgoi tanket në Serbi por e kundërta.

"Sa për luftëtarët e UÇK-së, unë jam krenar që për arsye të fatit kam mundur t'i njohë dhe t'i kem miq në ditë të mira dhe të vështira. Për mua janë çlirimtarë. Vrasësit ishin në Beograd dhe janë në Beograd. Ngado të rrotullohen këta personazhe nuk e ndryshojnë historinë. Serbia e sulmoi Kosovën. Nuk ishte Kosova që dërgoi tanket. Ishin nga Beogradi, ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit që bënë spastrim etnik, përdhunues. Çlirimtarët në Kosovë, ndërsa kriminelët e asaj lufte janë në Beograd nën dhe dhe disa janë mbi dhe" - tha Rama.

Category

📺
TV

Recommended