Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ka hedhur poshtë akuzat e PD-së se po manipulohet listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre. Në një lidhje telefonike për Report TV, Doracaj tha se këto akuza janë të pabaza dhe të qëllimshme për të prishur imazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa theksoi se lista e zgjedhësve këtë vit do të jetë i një standardi nga më të lartit deri më sot. Ai tha se qytetarët do të vijojnë të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.
"Më lejoni të sqarojë edhe një herë që askush dhe asnjëri nga qytetarët shqiptar që plotëson kushtet për të votuar nuk është zhvendosur nga qendra e votimit ku ka kryer votimet për herën e fundit. Ajo që ka ndodhur është një proces i përditshëm që kryen gjendja civile dhe nuk bëhet pa dijeninë e vetë banorëve. Shërbimi i gjendjes civile nuk ka zhvendosur askënd pa dijeninë e tij dhe pa plotësuar një procedurë ligjore", tha Doracaj

Category
📺
TV