• 4 years ago
TIRANË- Nënsekretari amerikan i shtetit Keith Krach në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, zgjodhi të citojë drejtorin ekzekutiv të One Telecomunications Emil Georgakiev kur tha se ky rrjet është i angazhuar për të ruajtur standardet më të larta të sigurisë.

?One Telecommunications vazhdon të tregojë angazhim për të ruajtur standartet më të larta të sigurisë për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm mjete të besuara?, citon Georgakiev nënsekretari Krach.

Nen sekretari Krach shprehu mirënjohjen në emër të Presidentit Donald Trump që Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve me rrjet të pastër 5G dhe në këtë kuadër kishte një falenderim të veçantë për operatorin e vetëm shqiptar që i është bashkuar kësaj inisiative, ONE Telecommunications.

Kjo është kompania e parë jo vetëm nga Shqipëria , por nga i gjithë rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Ky rrjet është i sigurtë dhe si i tillë adreson kërcënimet afat-gjata në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës. Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standartet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumë-vjecare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara.

Category

📺
TV

Recommended