Në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar një përshpirtje për të gjithë ata që nuk janë më, erdhi përmes koncertit të parë me muzikë baroke nga artistët e Operës pas Covid 19. Koncerti ?Qengji i Zotit? (Agnus Dei) ndërthuri në rifillimin e këtij sezoni artistik të operës pas shtatë muajsh, emocionet e publikut dhe artistëve, që sollën muzikën e kompozuar nga Johan Sebastian Bah në klaviçembalo, që e luajti Etrita Ibrahimi, pjesë korale nga Mozart dhe Vivaldi edhe arie nga Hendel, që erdhën përmes interpretimit të Dorina Selimajt dhe Bledar Domit.
?Shkëputja nga skena nuk është e mirë as arstitikisht dhe as shpirtërisht për ne artistët, se humbasin përherë kur nuk dalim në skenë. Periudha prej shtatë muajsh karantinë ka qenë shumë e gjatë, prandaj është emocion e madh ky rifillim i jetës artistike. Por kësaj here për mua emocioni është i dyfishtë, sepse luajta në klaviçembalo, (instrument i dytë pas pianos) për të cilin kam studiuar. Koncerti është zgjedhur si një lutje drejt Zotit për të na dhënë mundësi për një jetë më të mirë, edhe si një përshpirtje për këdo, që ka humbur jetën nga Covid 19 dhe familjarët e tyre, të cilët nuk kanë mundur që t?i përcjellin dot?, shprehet artistja Etrita Ibrahimi pas koncertit.
Gjithashtu në mbrëmjen e datës 2 tetor, ora 19.00 koncerti i parë i Ansamblit Popullor është ?Në gjurmët e të parëve tanë? në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.

Category
📺
TV