Marsela Cako humbi gjurmët nga Genova e Italisë në vitin 2007, vit në të cilin pati dhe telefonatën e fundit me familjarët, kur u kërkoi t?i dërgonin një pasaportë të re. Korrieri që mori përsipër këtë dërgesë, një i njohur i familjes Cako, udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky person është dëshmitari i fundit, që pretendon se është takuar 4 herë me 41-vjecaren në Milano. Ai mbërriti në studion e ?Pa Gjurmë? në Report TV për të dhënë këtë dëshmi të rëndësishme, për vajzën nga Fieri, 13 vite pas zhdukjes së saj. Dëshmitari pretendon se, ditën që do t?i dërgonte pasaportën, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja la takim në Bovisa, në mars të vitit 2007. Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Gurdia Di Finanzia.
?Unë e njoh dhe më përpara, pasi jam nga e njëjta zonë me të. Prindërit më dhanë një pasaportë, me dy fotografi dhe një letër. Në muajin mars të vitit 2007 mbërrita në Itali. Marsela më mori në telefon dhe i them se do takohemi në një metro, pranë derës së konsullatës në Piazza del Duomo, në Milano. Ajo erdhi me një makinë të policisë. Ishte e shoqëruar edhe me një person civil, që unë mendoj se është bashkëjetuesi i saj. Kur më mori në telefon ajo fliste me shpinë, ndërsa ai ishte para meje. Kishte dijeni se kush do ia sillte porosinë. Ajo ishte në prezencë të Gurdia di Finanza. Ata më marin dhe më çojnë në një komisariat, në Milano. Më zbresin poshtë dhe më fusin në një bodruam. Bënë verifikimet dhe nuk mi morën shenjat e gishtërinjve, pasi unë isha i pajisur me dokumenta të rregullta. Marsela ishte aty gjithë kohës, por nuk më tha asnjë fjalë. Personi tjetër që e shoqëronte ishte civil, por kishte armë në brez. Kur ngjitem lart në zyrë, pashë se nga tavolina e kishte marr pasaportën dhe porositë e familjes. Unë i thashë, ktheju përgjigje prindërve, se është një porosi me rëndësi. Ajo fliste vetëm italisht me personin që e shoqëronte?, tregon dëshmitari
Dëshmitari pretendon se pas kësaj, është takuar edhe tre herë të tjera me 41-vjecaren, dhe ka zbuluar se ajo ka tërhequr një tjetër pasaporte në vitin 2011, po në Milano. Madje, thotë se është në dijeni të adresës ku mund të banojë ende dhe sot Marsela Cako.
?Në Itali e kam takuar 4 herë Marsela Cakon. Edhe ajo me njihte. Një muaj më pas, në prill të 2007 unë iu nënshtrova një operacioni. Marsela vjen në spital me një vajzë 4 vjece përdore, që e thërriste Franceska, si dhe një grua tjetër po nga Fieri e cila edhe ajo kishte një djalë përdore. Ajo erdhi për t?u siguruar nëse unë isha aty apo jo. Një ditë më pas, më vjen përsëri në spital dhe më sjell një gazetë shqiptare dhe largohet. Pas një viti unë kthehem dhe u tregoj prindërve mbi këto veprime të Marselës. Në vitin 2011 kam zbuluar se, Marsela ka tërhequr një tjetër pasaportë biometrike në Milano, në ambasadën shqiptare në Itali. Ajo ishte e shoqëruar me një person shtetas Italian, me të njëjtin përson që ishte edhe në komisariatine Milanos.
Vajza nga Fieri u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në ...

Category
📺
TV