Jo vetëm dhuna dhe krimi në familje, po dhe ?indiferenca? ndaj saj mbetet një problem tepër i ndjeshëm në vend. Vrasja e një gruaje në mes të ditës, në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit bregdetar nuk u dëgjua dhe nuk u raportua nga askush. Viktima, një grua 58-vjeçare u godit nga bashkëshorti me hekurin që përdorej për uljen e qepenit të dyqanit të tyre të metrazheve, pas një debati të nxehtë mes tyre, po askush në bizneset ngjitur me dyqanin e metrazheve, ku ndodhi krimi, apo nga kalimtarët e shumtë në trotuar, nuk reagoi. As nuk njoftuan policinë përmes një telefonate.
Të frikësuar apo indiferentë për atë që ndodh rreth e përqark, janë të shumtë ata që pohojnë se s?kanë parë a dëgjuar gjë deri në mbërritjen e policisë. Jashtë kamerave, pranojnë se nuk besojnë në ruajtjen e anonimatit në rast denoncimi.
-Ne vetëm pamë policinë. Thamë se po rrifeshin se unë nuk shoh kështu gjërash.
? Ata s?kanë dalë në rrugë të zihen. Nuk na ka rastis. Ata nuk janë budallenj të zihen në rrugë.
-Po të na qëllojë, patjetër që do të njoftojmë.
? Një ngjarje e rrallë në kuptimin negativ. Pa fjalë. Kam pas dyqanin afër me ta. Nga aparenca dukej i urtë. Edhe ajo gruaja shumë e urtë.
-Feja thotë mos vrit e të sillesh mirë me gruan e fëmijët. Është dhe ekonomia. Po, nuk e di nëse ata kishin probleme ekonomike. Njeriu duhet të bëjë mirë. Jo keq. Të gjithë kanë probleme, grindje në familje, po duhet të tërhiqesh e të bësh saber.
Siguria dhe situata e gruas në familje mbeten kritike, ndërsa nevoja për të vepruar në bazë të ligjit dhe ofruar më shumë shërbime të munguara është e madhe.
Rezarta Agolli, avokate mbrojtëse e grave te dhunuara
Është shumë e rëndë. Shteti duhet të funksionojë. Gjykata duhet të funksionojë. Mekanizmi i dhunës nuk po funksionon. Duhet patjetër të fillohet me urdhrat paraprak të mbrojtjes nga ana e policisë. Mendoj se faktat, rrethanat nuk paraqiten në organet ligjzbatuese ndaj jemi në këtë gjendje. Duhet të funksionojë bashkia e Durrësit që është institucioni i parë që duhet të punojë për parandalimin e dhunës familjare e më pas të gjitha hallkat. Mendoj që institucionet nuk po veprojnë siç duhet. Asnjë nuk po bën punën e tij.
Në Durrës, vetëm ditët e fundit është rregjistruar rasti i parë i nxjerrjes së urdhrit paraprak të mbrojtjes nga policia, ndonëse ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare ia njeh këtë të drejtë policisë që prej 2 vitesh.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indiferenca#Durres#TopChannel

Category
📺
TV